Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

LVV paralajmëron ndryshimin e ligjit, mërgata të votojë në ambasada

LVV paralajmëron ndryshimin e ligjit, mërgata të votojë në ambasada

Me t’u formuar institucionet, ndër hapat e parë që Lëvizja Vetëvendosje do të ndërmarrë në Kuvendin e Kosovës, është ndryshimi i ligjit që mundëson mërgatës të votojë edhe në ambasada dhe konsullata të Republikës së Kosovës.


Kështu ka shkruar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Perparim Kryeziu, sipas të cilit numri i madh i raportuar i votave të pavlefshme nga mërgata është dëshmia përfundimtare që procesi i votimit nga jashtë duhet të ndryshohet menjëherë.

“E drejta për të votuar është e drejtë dhe njësi themeltare e demokracisë, për çka shteti demokratik dhe institucionet e tij kanë përgjegjësi që të gjejnë mënyrat më të përshtatshme për të garantuar ushtrimin e saj. Procesi i votimit duhet gjithmonë të jetë i lehtë dhe inkurajues. Nëse nga rreth 200 mijë të regjistruar për votim nga jashtë dhe qindra euro pagesa për shërbim postar, një numër shumëfish më i vogël i tyre mbërrijnë në Kosovë me kohë, e shumëfish më i vogël numërohen si vota të vlefshme atëherë këtu problemi është sistemor e institucional. Prandaj edhe ndërhyrja duhet të jetë e këtillë”, ka shkruar ai duke theksuar se mërgata është pjesë e pandashme e zhvillimit të vendit dhe vendimmarrjes në vend.

Lexo edhe

Video

error: