LVV: Në Podujevë kishte keqinvestime

LVV: Në Podujevë kishte keqinvestime

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe kryetarin LVV-së, Albin Kurti, përveç takimeve në fshatra e qytete, kanë vizituar edhe pazarin e qytetit, ku përvec takimeve me qytetarë e shitës, kanë parë edhe hapësirën të cilës i është prerë shiriti prej tre vitesh për pazar të qytetit, por që ka përfunduar në parking për makina.


“Mes takimeve të ditës në qytet e në fshatra nuk e lamë pa kaluar edhe te pazari i qytetit për t’u përshëndetur me qytetarët dhe shitësit që blinin e shisnin këtë fundjavë. Qytetarët bënë foto dhe bashkëbiseduan me kandidatin tonë për të parin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe Kryetarin tonë të Lëvizjes, Albin Kurti. Përgjatë vizitës pamë edhe hapësirën të cilës i është prerë shiriti prej tre vitesh për pazar të qytetit, por që ka përfunduar në parking për makina. Në Podujevë është investuar, mirëpo me keqinvestime. Asfalti i hollë pa ndriçim e trotuare ende nuk është rrugë për qytetarë. Llamarinat pa kushtet e tjera ende nuk janë vitrina për mallrat e tregtarëve. Qytetarët duan një komunë e cila ju bën vend me dinjitet veprimtarive të tyre. Inercia dy dekadëshe në Podujevë e ka mbërritur fundin e saj. Qytetarët meritojnë një frymë, nxitje e ritëm të ri”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Podujevë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: