LVV kërkon nga vendet mike të Ballkanit Perëndimor të ndalin bashkëpunimin me Serbinë
Lexohet për: 2 min.
Basha-051023
1 vit më parë
Linku u kopjua

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga vendet mike të Ballkanit Perëndimor që të ndalin bashkëpunimin me Serbisë, vend i cili sipas tyre sponsorizon terroristët dhe synon destabilizimin e të gjithë rajonit.

Në seancën e Kuvendit, deputeti i LVV-së, Dimal Basha, në deklarimin jashtë rendit të ditës kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të marrë masa ndëshkuese ndaj Serbisë.

Përkitazi më këtë, nënvizoi nevojën për largimin e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

“Kërkojmë nga vendet mike të Ballkanit Perëndimor që të ndalin çfarëdo bashkëpunimi me një shtet që strehon dhe sponsorizon terrorist dhe që për synim ka destabilizimin e të gjithë rajonit. Nën dy, kërkojmë nga Bashkimi Evropian që të heq të gjitha masat ndaj Kosovës duke pasur parasysh se s’ka asnjë arsyetim të vlefshëm për to, pasi vendi ynë ka pasur të drejtë rreth vlerësimit të rrezikut permanent nga grupet dhe bandat kriminale dhe qëllimit të errët të Serbisë në veriun e vendit", tha Basha.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024