LVV e PDK përplasen për Fondin e Sigurisë për FSK-në

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës janë përplasur sot në Kuvendin e Kosovës për Fondin e Sigurisë për FSK-në.

Në debatin parlamentar për gjendjen e sigurisë në vend, deputeti i LVV-së, Enver Dugolli kërkoi nga PDK-ja që të mos e pengojë këtë fond.


“Kolegë nga PDK, nëse keni dyshime mund të ngrehni edhe komision hetimor qysh e pëlqeni të thoni, por nëse nuk jeni të gatshëm të kontribuoni, mos bëni thirrje që të pengoni, pasi është një fond, i cili do të ndihmojë infrastrukturën e FSK-së dhe sigurisë komplet në Kosovë”, tha ai.

Mirëpo, deputeti i PDK-së, Ilmi Reçica tha se nuk e pengojnë asnjë fond, mirëpo ushtria duhet të ngrihet me buxhet të Kosovës dhe mbështetje të aleatëve.

“PDK nuk e pengon asnjë fond, por mendon se ushtria ngritët me buxhet të Kosovës dhe mbështetjen e SHBA-së dhe aleatëve të saj. Kjo është mundësia më e mirë për të ecur në këtë drejtim”, theksoi ai.

Lexo edhe

Video