Lutfiu: Në Serbi thirrje që shqiptarët të nxirren nga komunat në Luginë
Intervista
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiu deklaron se kërkesat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, janë të hiperbolizuara. Sipas tij, kjo nuk është forma më e mirë për të gjetur zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë. Situata e tensionuar në veri, siç thotë ai, ka ndikuar në Luginë të Preshevës, ku bëhet thirrje që të largohen shqiptarët nga komunat në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Lutfiu, një intervistë për KosovaPress shpreson që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e bisedimeve dhe marrëveshjes finale mes dy vendeve.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar thekson se shqiptarët në këto tri komuna janë të shqetësuar.

Kërkesat e ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Lutfiu i konsideron të hiperbolizuara. Ai kërkon reciprocitet për të drejtat e shqiptarëve të Luginës, njëjtë si serbët në Kosovë.

Javë më parë, për herë të parë është përmendur çështja e Luginës së Preshevës në Senatin amerikan. Kryetari i Këshillit Kombëtar shton se në kuadër të fushatës lobuese me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës do të diskutohet edhe në Strasburg.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Kujtojmë që, në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, serbët po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale, si dhe praninë e Policisë së Kosovës. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit, kur kryetarët e betuar janë detyruar të futen në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë./Sh.Pajaziti

https://kosovapress.com/admin/shaip-kamberi-leter-escobarit-ne-dialog-te-perfshihet-edhe-lugina-e-presheves/
https://kosovapress.com/admin/delegacioni-nga-lugina-ne-shba-ceshtja-e-shqiptareve-te-jete-ne-agjenden-amerikane/
https://kosovapress.com/admin/lugina-e-presheves-31-vjet-qe-kur-shqiptaret-kerkuan-bashkim-me-kosoven/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024