Lushaj: Qytetarët me votën e tyre të vendosin për vete

Kandidati i pavarur për kryetarë të Prizrenit, Milazim Lushaj ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës në shkollën e mesme e lartë “Remzi Ademaj”.


I shoqëruar nga bashkëshortja e tij ai në prononcim për KosovaPress, falënderoi të gjithë personat e angazhuar në procesin zgjedhor, por njëkohësisht qytetarët që me votën e tyre të tregojnë demokracinë në Prizren.

“Dëshiroj që këtë ditë të vendimit të tyre me votën e tyre të vendosin për vete, njëkohësisht të gjithë atyre të cilët janë të angazhuar ne procesin zgjedhor i falënderoj dhe qytetarëve i dëshiroj që me votën e tyre të tregojnë demokracinë e përgjithshme në Kosovë e në veçanti në Prizren,” ka thënë ai.

Lexo edhe

Video