Analisti i futbollit vlerëson se kritikat e mëdha që po bëhen në drejtim të Federatës së Futbollit të Kosovës, përkatësisht kryetarit të saj, Agim Ademi, në shumë raste nuk janë ta arsyeshme.
Madje, Lumi ka deklaruar se kryetari i FFK-së, Agim Ademi është më meritori që Kosova ka arritur t’i bindë tre yjet e futbollit si Elvis Rexhbeçaj, Fisnik Asllani dhe Eliot Bujupi.
Duke analizuar zhvillimet e fundit tek Kombëtarja e Kosovës, Lumi ka thënë se raportimet e mediave për kombëtaren janë korrekte, por ka disa përjashtime, duke theksuar se sulmet ndaj FFK-së po bëhen në shumë raste pa arsye të plotë.
“Largo katër apo pesë njerëz që për mua janë hipokrit që mundohen në çdo formë të vijnë në federatë. Kemi disa gazetar, analistë që vijnë nga politika dhe gazetarë të cilët në të kaluarën e kanë shfrytëzuar për mrekulli shërbimet e federatës duke udhëtuar me aeroplan, duke qenë afër lojtarëve e të gjitha këto do të thotë i kanë bërë duke i shfrytëzuar për emrin e tyre personal apo të mediumit dhe kur në një moment federata vendos që asnjë gazetar të mos shkoj me ata apo edhe t’ia ndal burimet financiare, apo të mos ua plotësojë dëshirat, financat që ndoshta i kanë kërkuar ndonjëri prej tyre që unë kam informacione...Pikërisht kjo arsye është që njëri nga ta kërkon me çdo kusht ndryshime”, ka thënë Lumi.