Lukaku dhe Brozovic mungojnë ndaj Romës, Inzaghi kthen sytë tek Asllani

Lukaku dhe Brozovic mungojnë ndaj Romës, Inzaghi kthen sytë tek Asllani

Romelu Lukaku ka gjithnjë e më pak gjasa të luajë për Interin kundër Romës të shtunën, por Hakan Calhanoglu pritet të kthehet në 11-shen startuese.

“Nerazzurrët” tashmë do të jenë pa Marcelo Brozovic, i cili u suspendua edhe para se të merrte lëndimin në kofshë me Kroacinë që e lë atë për një muaj jashtë fushës.

Ish-mesfushori i Empolit, Kristjan Asllani është zëvendësuesi natyral i Brozovic dhe shqiptari pritet të luajë nga minuta e parë, përcjellë KosovaPress.


Edhe pse Lukaku është rikthyer në stërvitje, ai është ende duke punuar i veçuar nga pjesa tjetër e bashkëlojtarëve të tij.

Me këtë në mendje, dhe duke pasur parasysh se belgu ka qenë jashtë fushës për një muaj, ka gjithnjë e më pak gjasa që ai të rrezikohet këtë fundjavë me ndeshjet e mëdha të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës që janë në radhë.

Calhanoglu duhet të jetë në dispozicion, pasi ka punuar kryesisht si pjesë e skuadrës kryesore në stërvitjen e pasdites së sotme dhe pritet të jetë me grupin e plotë nga nesër.

Lexo edhe

Video