Lufthansa zgjat kohën e ndërprerjes së fluturimeve drejt Pekinit dhe Shangait

Lufthansa zgjat kohën e ndërprerjes së fluturimeve drejt Pekinit dhe Shangait

Kompania e parë ajrore gjermane “Lufthansa” njoftoi sot se do të zgjaste ndërprerjen e fluturimeve drejt qyteteve të mëdha të Kinës, ndërkohë që epidemia e koronavirusit të ri vazhdon të përhapet.

“Lufthansa” dhe kompanitë e tjera të grupit “Swiss” dhe “Austrian Airlines” do të pezullojnë gjithashtu të gjitha fluturimet drejt Pekinit dhe Shangait deri më 28 mars”, theksoi grupi në një komunikatë.


Kompani kishte ndërprerë deri tani këto dy destinacione deri më 29 shkurt.

Në kohë normale, “Lufthansa” dhe filialet e saj propozojnë në total 54 linja të përjavshme që nga Gjermania, Zvicra dhe Austria drejt Kinës.

Epidemia e re e koronavirusit mund të shkaktojë një ulje prej katër deri në pesë miliardë dollarë të të ardhurave të kompanive ajrore botërore”, deklaroi sot Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit civil./ATSH/

Lexo edhe

Loading...
error: