Luftëtari i Azovit të rrethuar në Mariupol: Çdo ditë mund të jetë e fundit

Luftëtari i Azovit të rrethuar në Mariupol: Çdo ditë mund të jetë e fundit

Illya Samoilenko, i cili ndodhet brenda fabrikës së çelikut të rrethuar Azovstal në Mariupol, ka përshkruar situatën pikëlluese, duke zbuluar se forcat e mbetura të mbrojtjes ukrainase po marrin viktima të rënda, ndërsa rusët vazhdojnë sulmin e tyre.

Samoilenko, një anëtar i regjimentit Azov, tha se numri i ushtarëve të plagosur dhe të rënë është shumë i lartë.

“Askush nuk e ka pritur që ne të përballemi me rusët për kaq shumë kohë, por ne ende po luftojmë. Ne po pësojmë viktima të rënda, po pësojmë humbje,” tha ai për Sky News.

Zyrtarët ukrainas besojnë se rreth 100 civilë kanë mbetur në vend, por Samoilenko tha se ata janë evakuuar të gjithë.


Ai shtoi se kanë burime jashtëzakonisht të kufizuara dhe besojnë se “çdo ditë mund të jetë e fundit”.

“Rezultati i kësaj mund të jetë… (të kapet) nga armiku, që do të thotë vdekje për ne,” tha Samoilenko.

Megjithatë, ai dukej se kujdesej më shumë për ndikimin më të madh të veprimeve të tij.

“Pasojat e kësaj mund të jenë jashtëzakonisht katastrofike për mbrojtjen e Ukrainës dhe shtetin ukrainas. Jeta jonë nuk do të thotë asgjë, por lufta jonë do të thotë gjithçka,” tha Samoilenko.

Lexo edhe

Video