“Luftë” e gjigantëve italian për shërbimet e Mauro Icardit

“Luftë” e gjigantëve italian për shërbimet e Mauro Icardit

Mauro Icardi është duke kaluar nëpër një periudhë aspak të mirë si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.

Sulmuesi nga argjentinas e ka humbur vendin e titullarit ne Paris-Saint-Germain prej se atje është kompletuar treshja e frikshme sulmuese Neymar-Messi-Mbappe, përcjellë KosovaPress.


Përveç anës profesionale, ish-sulmuesi i Interit është edhe në telashe familjare pasi së fundi po raportohet se është ndarë nga ruaja e tij Wanda Nara e cila njëkohësisht është edhe agjente e tij dhe si pasojë e këtyre zhvillimeve ai nuk është pjesë e skuadrës së PSG-së për ndeshjen kundër skuadrës gjermane RB Leipzig.

Duke parë situatën e krijuar, “La Gazetta dello Sport”, raporton se tri skuadrat e mëdha italianë, Interi, Milani dhe Juventusi janë duke e shikuar mundësinë për t’i siguruar shërbimet e tij, por aty është edhe Tottenhami.

Një rikthim në Inter është përmendur ditëve të fundit, por edhe “Rossonerët” dhe “Zonja e Vjetër” e duan kartonin e tij.

Lexo edhe

Video

error: