Lufta për titull në Francë, PSG kërkon të ruajë hapin me Lyon

Lufta për titull në Francë, PSG kërkon të ruajë hapin me Lyon

Liga 1 e Francës rikthehet sot me një program të ngjeshur me ndeshje interesante.

Monaco do të zhvillojë ndeshje kundër Angers, Paris Saint-Germain pret në shtëpi skuadrën e Brest dhe Lyon është mysafirë i Rennes, përcjellë KosovaPress.

Një ndër ndeshjet më interesante do të jetë mes Rennes dhe Lyon, ku vendi i parë është mysafir i vendit të katërt.

Lyon do të synojë të ruajë diferencën prej 3 pikësh me vendin e dytë, PSG-në, ose në rast humbje të Parisit edhe ta thellojë atë.

Mirëpo, në anën tjetër, PSG që luan kundër Brest kërkon të ruajë hapin në luftën për titull duke shpresuar në ndonjë rezultat negativ të Lyon dhe Pochetino të shijojë fitoren e parë me ekipin e tij të ri.

Programin e plotë të ndeshjeve në kuadër të xhiros së 19 në Ligën 1 të Francës e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

21:00 Bordeaux (12) – Lorient (19) (Stadiumi Nouveau de Bordeaux)

21:00 Dijon (18) – Marseille (5) (Stadiumi Gaston Gerard)


21:00 Lens (8) – Strasbourg (16) (Stadiumi Bollaert-Delelis)

21:00 Metz (11) – Nice (13) (Stadiumi Saint-Symphorien)

21:00 Monaco (6) – Angers (7) (Stadiumi Stade Louis II)

21:00 Montpellier (9) – Nantes (17) (Stadiumi De la Mosson)

21:00 Nimes (20) – Lille (3) (Stadiumi Costieres)

21:00 Paris Saint-Germain (2) – Brest (10) (Stadiumi Le Parc des Princes)

21:00 Reims (15) – St. Etienne (14) (Stadiumi Auguste-Delaune)

21:00 Rennes (4) – Lyon (1) (Stadiumi Roazhon Park)

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.