Lufta për gazin

Lufta për gazin

Pse kosova duhet ta nënshkruaj marrëveshjen për gazin?

Pas përfundimit të luftës së ftohtë SHBA dhe Rusia janë duke zhvilluar një luftë ekonomiko/tregtare. Botërisht dihet se resurset më të mëdha dhe më të fuqishme të Rusisë janë gazi dhe nafta. Pa këto resurse ekonomia Ruse do të kolaboronte.

Pikërisht këtu e ka pasur administrata Amerikane dhe Evropjane fokusin e luftës.

Fakt është se Rusia të vetmen armë politike të cilën e kapërdorur vazhdimisht në 50 vitet e fundit kunder Evropës e sidomos Gjermanise ka qenë furnizimi i saj me gaz.

Ky furnizim ka kaluar gjithmonë përmes Ukraines për tu shpërndarë pastaj në pjesët tjera të Evropës. Për këtë Ukraina ka përfituar shumë ekonomikisht duke e përdorur gjithashtu si armë kundër Rusisë që gazin për ekonominë e vet ta marrë me një çmim shumë më të ulët dhe gjithashtu të inkasoj tarifë për përcjelljen e gazit përmes territorit të tyre. Shpesh ka pasur edhe probleme serioze në mes të dy vendeve për këtë qështje, sa që vetëm me intervenimin intensiv të BE-së janë marrë vesh disi.

Ky konflikt vazhdon edhe sot e kësaj dite, kurse pas luftës e cila po zhvillohet ende në Ukrainën lindore dhe anektimit rus të Krimes është ashpërsuar edhe më tepër.

Për këtë arsye qeveria Ruse ka filluar moti që të ndërtoj rrtjete alternative për transportimin e gazit ne drejtim të Evropes si përshembull Nordstream 1 dhe 2 i cili është në prag të përfundimit.

Kjo politikë nuk i ka pelqyer fare administrates Amerikane dhe gjatë viteve të fundit është munduar që përmes sanktionenve ekonomike ndaj firmave të cilat janë të involvuara në këte projekt ti frikësonin në mënyrë që ta ndërprisnin ndërtimin apo përfundimin e trases.

E gjithë kjo nuk pati sukses kështu që edhe administerata e Bidenit në fundë u detyrua ta pranoj humbjen dhe të lejoj përfundimin e këtij projekti.


Në anën tjetër Amerikanët dhe Europa përëndimore gjithashtu në vitet e fundit kanë marrë disa masa që ta parandalojnë dhe ta zvoglojnë ndikimin rus në tregun e gazit. Kështu ata tentojnë që rivalët e Rusise ne tregun e gazit në Kaukaz dhe Azi ti afrojnë afër vetit dhe tju mundesojnë nepër kanale tjera ta transportojnë Gazin në drejtim të evropës si pershembull Azarbejgjanin, Turqinë dhe vendet tjera aziatike. Kjo do tju mundësonte shteteve të bashkimit evropjan që të blejnë gazin nga vendet tjera dhe kështu automatikisht do të zvoglohej ndikimi dhe varshmëria nga shteti rus.

Kështu në mesin e shumë Projekteve dhe trasave ( Nabacco, SCO, TANAP, TAP) është edhe projekti i cili parashifet të kaloj edhe nëper kosovë.

Përpos përparësisë që secili vend nëpër të cilin kalon tubacioni përfiton shuma marramendëse parash e siguron edhe gazin e shumëkërkuar me një çmim më të favorshëm se në tregun botëror.

Përkundër argumenteve se gazi nuk është edhe aq ekologjik, në krahasim me thëngjillin tonë është shumëhërë me i pastërt dhe ekologjik.

Pandaj nëse ne do të bëheshim pjesë e këtij projekti, përveq përfitimeve ekonomike do të ndikonim indirekt ne luftën globale dhe do të ishim në anen e aletatit tonë të pakontestueshëm SHBA-së.

Fakt është se ky projekt do të realizohet! me apo pa Kosovën. Shtetet tjera mezi që nuk presin të jenë pjesë e këtij projekti, por pyes une se ku do të mbetemi ne? Si do të na shohin miqt tanë që bënë aq shumë për ne!? Nëse bllokojmë atëherë ne do të qonim ujë në mullirin e gabuar, ndoshta pa vetëdije.

Është mirë dhe e udhës që të mirret kohë dhe të analizohet detajisht ky projekt posaçërisht marrëveshjen që na përket neve, pa u ngutur dhe pa paragjykime. Mirëpo në fund të ditës çdo vendim kundërshtues do të ishte gabim katastrofal me pasoja të pa parashikueshme.

Lus qeverinë kosovare që pa humbur shumë kohë të filloj me verifikime dhe shqyrtime serioze në mënyre që ky projekt të filloj pa humbur kohë dhe pa humbur miqë.

Latinët e vjetër do të thonin :-

” Bis dat, qui cito dat ” – “Dy herë ndihmom(japë) kush ndihmon(japë) shpejt”

Lexo edhe

Video