Lufta kundër bandave, 10 mijë trupa të policisë rrethojnë El Salvadorin

Lufta kundër bandave, 10 mijë trupa të policisë rrethojnë El Salvadorin

Rreth 10,000  efektivë rrethuan qytetin e Soyapango në El Salvador si pjesë e një goditjeje masive ndaj bandave kriminale.

Të gjitha rrugët që të çojnë në qytet janë bllokuar dhe forcat speciale kanë kërkuar shtëpi më shtëpi për anëtarët e bandave.

Oficerët gjithashtu kanë ndaluar të gjithë  ata që përpiqen të largohen nga qyteti dhe kanë kontrolluar një për mjetet e tyre të identifikimit.


Operacioni është pjesë e një goditjeje masive ndaj bandave pas një rritje të dhunës në fillim të këtij viti. Ministri i Drejtësisë tha se deri më tani janë arrestuar 12 persona.

Soyapango është një nga qytetet më të mëdha të El Salvadorit dhe është shtëpia e më shumë se 290,000 njerëzve.

Qyteti – i cili ndodhet vetëm 13 km në perëndim të kryeqytetit San Salvador – ka qenë prej kohësh i njohur si një qendër për aktivitetin e bandave.

Lexo edhe

Video