Lufta çlirimtar në Kosovë dhe NATO-ja

Lufta çlirimtar në  Kosovë  dhe  NATO-ja

         Lufta çlirimtare e Kosovës nuk ishte një  luftë  e nisur rastësishtë ,por ajo është  një  luftë  që  i ka rrënjët në  përpjekiet shekullore të  të  gjithë  popullit shqiptar që  jeton në  Kosovë  dhe ish Jugosllavi për liri,pavarësi dhe zhvillin shoqëror.Si e tillë ajo ndryshon shumë  nga luftrat e më parëshme si nga qëllimet ashtu edhe nga rezultatet dhe agazhimi në  të .

                                                        LUFTA   GJATE  VITIT  1998

     Fillimet e kësaj lufte i kemi qysh në  vitet 60-të ,të  cilat sollën hapjen e universitetit të  Prishtinës,shpallien e kushtetutës dhe fioren e autonomisë  së  Kosovës.Më  vonë ,paralel me  arsimimin dhe zhvillimin kulturor,kërkesat e popullit shqiptar në  Kosovë  erdhën në  rritje,deri sa në  vitin 1981 ,ai shpërtheu në  demostrata të  fuqishme,me kërkesën “Kosova Republikë “.Kjo kërkesë  nuk u shqit më  nga zemra,mendia dhe goja e popullit shqiptar të  Kosovës, për gati 20 vjet,pavarësisht nga vrasiet,burgimet ,torturat dhe masakrat që  iu bënë .Kjo rezistencë  e hapur e populit shqiptar prej vitit 1981 eci drejt progresit.Në  vitin 1989,kur Sërbia arriti kulmin e padrejtësive,me heqien e autonomisë  dhe suprimimin e kushtetutës,në  skenën politike të  popullit tonë  në  Kosovë  doli një  forcë  e re politike,e cila i dha kahe të  reja kësaj rezistence aktive,duke e shndëruar në  rezistencë  pasive.Kjo lloj rezistence fillon me braktisien e punës nga e gjithë  policia shqiptare;me mbyllien e gjithë  sistemit shkollor e zhvillimin e tij nëpër bodrume, dhe lëshimin më  vonë  të  të  gjitha vëndeve të  punës nga të  gjithë  shqiptarët, e në  mënyrë  të  veçantë  u braktisën  mediat,ku u pamundësua komunikimi me popullin.Këto, jo vetëm që  i erdhën regjimit sërb në  favor,por e vështirësoi së tepërmi punën me njerzit dhe protest më  e ashpër ishte demostrimi me arkivolë  në  krahë ,e cila dukej si e mjaftueshme për të  fituar lirinë .Kjo më nyrë   të  luftuari, jo vetëm që  nuk e shqetësonte aspak Beogradin,por priteshin me buzëqeshie edhe nga diplomacia ndërkombë tare.Kjo e favorizoi Millosheviçin që  të  hiqte nga Kosova pjesën dërmuese të  ushtrisë  aktive e policisë  sekrete pë r t’i përdorur në  republikat e tjera rebele,pa e çarë  kokën për shtetin fantazmë  të  Kosovës,me institucione gjoja paralele,por që  nuk ekzistonte as në  qëndër e as në  bazë .”Në  realitet,këto leva pseudoshkencore-shkruan Blerim Shala-shërbenin për të  mbajtur nën kontroll popullatën shqiptare”(Vitet e Kosovës,f.23).Kjo lloj politike vazhdoi 8 vjet.Kjo solli mos ftuarien dhe mos përmëndien e Kosovës në  Dejton,pasi,”Në  Dejton u ftuan ata që  kanë  luftuar”,u shpreh në  janar të  vitit 1996 ,Rudolf Perina,shef i misionit diplomatik të  SHBA në  Beograg .

    Si përfundim,mund të  themi se Kosova,deri në  vitin 1997 ishte e papërgatitur tërësisht politikisht e ushtarakisht ,për luftë  të  armatosur,edhe pse kishim dy parti politike ilegale që  punonin në këtë  drejtim,me organet e tyre”Zëri i Kosovës”dhe”Çlirimi”.Mos trajtimi i çështies së  Kosovës në  Dejton i hodhi në  aktivitet më  të  madh kë to dy forca ilegale,duke kaluar në  organizimin dhe aktivizimin e grupeve ilegale të  armatosura,duke luftuar kundër policisë  dhe agjentëve sërbë  si dhe filloi bleria në  masë  e armatimit.Nga më  aktivët ishte grupi i Adem Jasharit.

    Trazirat në  Shqipëri krijuan kushtet për armatosien e shpejtë  të  popullsisë,  mbi bazën e vetorganizimit dhe vetveprimit,pavarësisht se bëheshin përpjekie që  kë to veprime të  viheshin nën kontrollin e Shtabit të  Përgjithëshëm.”Faktikishtë -shprehet Xhavi Haliti-kemi qënë  krejtësisht të  pa përgatitur me bazë  materiale,deri në  fillimin e sulmit të  sërbëve në  Prekaz.Sulmi i Prekazit e ka gjetur fondin e UÇK-së  me borxhe”.(Zëri,27.03.2000)       

     Lufta e Jasharajve në  Prekaz shërbeu si sinjal i shpërthimit masiv të  luftës së  armatosur dhe i rriti në  mënyrë  maramëndëse radhët e UÇK-së .Pra,ngjariet, prej vitit 1990 e deri në 5Mars 1998, i zunë në befasi Sërbinë ,Komunitetin Ndërkombëtar , organizatorët e UÇK-së  si dhe politikanë  shqiptarë .Sërbia u befasua nga dorzimi i vëndeve të  punës e të armëve nga policia shqiptare si dhe dorzimi i mediave,gjë që ajo pat menduar se do të harxhonte  kohë,mund e forca përmarrien e tyre dhe, së dyti, me shpërthimin e luftës,pas Prekazit,në  formën e një bumi.Komuniteti ndërkombë tar u zu në  befasi me shpërthimin e UÇK-së ,pasi ishte vënë  në gjumë nga politika ultra nënshtruese e forcave politike shqiptare në  Kosovë .Organizatorët e UÇK-së u kapën në befasi ,pasi përgatitjet për armatim dhe luftë  i kishin parashikuar me ritme më të ngadalta dhe për një  periudhë  më  të  vonët.Ndërsa,përsa u përket forcave politike shqiptare, ato jo që  u kapën në befasi dhe u shokuan ,por u pozicionuan jo drejt për mbështëtien e saj,duke qënë  të  bindura se ia kishin shplarë trurin popullit.

     Shpërthimi në  shkallë të gjërë i luftës së armatosur në të gjitha krahinat e Kosovës,duke e kapur Sërbinë  në befasi,bëri të  mundur që  për 5muaj,mars -korrik 1998,UÇK-ja të arrijë në shifrat 40 mijë luftëtarë  dhe të merret nën kontroll 45% e territorit të Kosovës,kryesisht fshati.Mirë po,duke qënë  se lufta i kapi në  befasi organizatorët e saj,nuk u arrit që shtabi drejtues t’u paraprinte të  gjitha veprimeve luftarake,me një  strategji të  studjuar hollë .Kjo bëri atë që pala e jonë  të  llogarisë për kundërshtar, policinë sërbe dhe jo ushtrinë sërbe,ndaj dhe armatimi i asaj periudhe është  totalisht armatim i lehtë .Sërbia,duke u zënë  në  befasi dhe për të fituar kohë ,u detyrua që  këta 5 muaj të  bëjë  luftime mbrojtëse,duke sjellë  përforcimë  të të gjitha llojeve të armëve dhe forcave.Pasi u përgatit,më  24 Korrik 1998,kaloi në ofesivë ,por me drejtime,duke e filluar me Drenicën.Luftimet e ashpra midis dy ushtrive vazhduan deri në  30 shtator,kur shpallet armëpushimi.

      Këtë  luftë  populli shqiptar në  Kosovë  e filloi me format e thjeshta  të  qëndresës ,kundër pushtuesit sërb dhe shumë  shpejt e organizoi dhe e zgjeroi,dukee shndëruar në  një  luftë  të  përgjithëshme,duke e detyruar Sërbinë  të  angazhoi deri 59 mijë trupa ushtarako-policore,dhe i nxorrëm jashtë  luftimit rreth 400 ushtarë  e paramilitarë  të  vrarë ,mbi 500 të  plagosur,iu shkatëruan më se 50 tanke e mjete të  tjera të  blinduara,3 helikopterë  të  rrëzuar si dhe iu kap e iu azgjësua një sasi e madhe municioni luftarak.

     Duke qënë  një luftë tepër e pabarabartë ,e izoluar pothuajse nga e gjithë  bota,UÇK-ja pësoi humbie të  ndjeshme dhe u detyrua të  lëshoi një  pjesë  të  territoreve të  saj,duke kaluar në  forma të  reja organizimi dhe luftimi.Gjatë  asaj periudhe lufte patëm rreth 2300 të vrarë ,ku rreth 2000 ishin civilë ,na u dogjën 29 mijë shtëpi shqiptarësh dhe u përzunë  nga Kosova 200 mijë  banorë .

                                              NDERHYRIA   NDERKOMBETARE

    Lufta e armatosur, me zhvillime kaq të  padëshiruara,vuri në  lëvizie më  aktive tërë diplomacinë ndërkombëtare,ku në tetor  të vitit 1998,Kë shilli i Sigurimit i OKB-së  kë rkoi nga Së rbia: ndalimin e veprimeve ushtarake e te zjarit;tërheqien e gjithë forcave të  sjella në  Kosovë  prej fillimit të  vitit;pjesa tjetër e ushtrisë të futej nëpër kazerma;të lejonte kthimin e refugjatëve nëpër shtëpitë e tyre;t’u krijonte urgjentishtë mundësi hyrëse agjensive të  ndryshme të  ndihmave humanitare;të  lejonte rreth 3500 vëzhgues civilë  të  huaj si dhe të bënte një  grafik kohor për bisedime me  shqiptarët, për autonominë  e Kosovës.

         Qëllimi i KS ishte: t’i jepte fund dhunës në  Kosovë ,pasi ajo rrezikonte të  përhapej edhe në  vëndet e tjera ku ka shqiptarë ,gjë  që  do të  rindizte konfliktin ballkanik,ku mund të  futeshin edhe dy antare të  NATO-s,Greqia dhe Turqia;të  shmangej katastrofa humanitar dhe të arrihej paqe përmes bisedimeve ,midis shqiptarëve dhe sërbëve.

         Kjo bëri të  mundur që  UÇK-ja ta pranoi armëpushimin e propouar.Ai u shfrytëzua nga të  dyja palët ndërluftuese,edhe pse vazhdonin bisedimet ndërkombëtare dhe në Kosovë  patën ardhur vëzhguesit nga 34 vënde antare të  OSBE-së Prezenca e vëzhguesve ishta fitore për UÇK-në ,pasi i dha mundësi që të  riorganizoi tërë  strukturate saj;të ridimensionohet;të rivendosi lidhjet e humbura;të eleminonte pasojat si dhe të  bënte furnizime me materiale luftarake,municione,ushqime,veshmbathie,medikamente etj.Por, edhe Sërbia nga ana e saj e shfrytëzoi këtë  periudhë ,ku mundi të  përqëndroi në  Kosovë rreth 100 mijë  forca,duke llogaritur forca të  ushtrisë ,policisë ,sigurimit,paramilitarë  dhe popullsi të  mobilizuar nga sërbët,romët,malazez të  Vrakës etj.

         Krahas kryeries së  këtyre veprimeve ,pala sërbe vazhdonte te digjte e vriste.Ky shtet,si shteti më  hipokrit i njohur deritash,i inkurajuar nga bëria e njërit vesh shurdh e njërit sy qorr nga shumë shtete të Evropës, e sidomos nga fqinjët tanë  ,e shumëfishoi terrorin e fshehtë dhe më 16 janar 1999 kreu masakrën e Reçakut.Dënimi i asaj masakre nga Uilliam Uoker i dha diplomacisë botërore dhe NATO-s një pasqyrë më të  qartë  për ato që  ndodhnin dhe do të  ndodhnin në  Kosovë ,në  rast se nuk do të  ndërhyhej ushtarakisht.Reçaku konfirmoi atë  që sejcili nga shtetet demokratike kishte frikë se po ndothte me të  vërtetë në Kosovë.Ajo masakër konfirmoi atë që shqiptarët kishin shekuj që e hiqnin në kurriz,ndërsa disa shtete kish vite që  e dinin,por heshtnin.Reçaku i bindi të  gjithë  se Sërbia po luante me bashkësinë  ndërkombëtare dhe se nuk kish ndër mend të ndëronte rrugë,në  lidhje me Kosovën.”Perëndimi u zu në  befasi nga ajo që ndodhi në Reçak-shprehet analisti Pedi Eshdaun-Ai tregoi se Millosheviçi nuk është  pjesë e zgjidhjes,por problemi”.(Zëri,30.03.2000)Si rjedhojë ,ngjaria e Reçakut e afroi dhe e shpejtoi Koferencën Ndërkombëtare për Kosovën.

         Koferenca e Rambujesë  pasi hartoi dokumentin e kosultuar me të  dyja palët ndërluftuese,kërkonte: tërheqine të  gjitha forcave ushtarako-policore,paramilitare e rezerviste sërbe nga Kosova;kthimine gjithë  refugjatëve shqipëtarë  në  trojet e shtëpitë  e veta në siguri dhe vetqeverisie si dhe vendosien e një  force ndërkombëtare sigurie në  Kosovë ,per të  parandaluar kthimin e dhunës.Këto kërkesa ishin më  të  avancuara se ato të  Këshillit të  Sigurimit,të  cilat edhe mund të  ishin më  të  avancuara në  rast se delegacioni shqiptar do të ishte më  unik,”Pasi, pala shqiptare ishte përgatitur dobët për të  ngocuar”, shprehet Kristian Pauls,ambasador pranë  Ministrisë  së  Jashtme Gjermane dhe pjesmarës në  atë  koferencë (Zëri,03.04.2000).

        Kush ishte shkaku i kësaj dobësie? “Periudha e gjatë e sundimit sërb i ka lenë strukturat shqiptare në  Kosovë,pa një  lidership natyror.Në  mungesë  të  një  udhëheqieje organike,shoqëria kosovare u shoqërua nga një  anarki politike,mu në çastin kur neve na nevoiteshin liderë të fuqishëm…Udhëheqia shqiptare nuk mundi të  krijohej nën praninë  sërbe”.-përgjigjet Riçard Hollbruk.(Zëri,14.4.2000)

           Refuzmi mëndiemadh i Sërbisë  për të pranuar vendimet e Rambujesë,bëri të mundur kalimin në  përdorimine forcës,pasi politika i kish konsumuar të gjitha burimet e saj.NATO -ja vendosi të  kryej goditje vetëm nga ajri.Pse vetëm nga ajri e jo edhe nga toka?Përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjejmë nga deklarimet e disa personaliteteve.

           Presidenti Klinton,qysh më 24 Mars 1999,natën e parë të bombardimeve,deklaroi në  TV se “Unë nuk kam ndërmend  të  fus trupat tona në  Kosovë  për të  bërë luftë”.Ndërsa, ish shefi i Komitetit Ushtarak të  NATO-s gjatë luftës në Kosovë,Klaus Nauman,shprehet:”Kurrë nuk ka ekzistuar dëshira për të  zhvilluar një  luftë  kundër Jugosllavisë,me qëllim që  ta mposhtë  këtë  vënd.Sikur NATO të kishte patur një interes të  tillë ,atëhere një operacion i tillë  do të  ishte zhvilluar në  mënyrë  krejt tjetër,shumë  më  shkatërues.”(Zëri,25.4.2000)

         Lufta ajrore e NATO-s e gjeti UÇK-në  në  përleshie të ashpra me ushtrinë sërbe,e cila pati ndërmarë  dy  goditje të  fuqishme ,të njëkohëshme,të  sfazuara në  dy ditë :në  ZO të  Drenicës dhe atë  të  Pashtrikut,ku pati angazhuar mbi 400 tanke e transportues të  blinduar,si dhe mbi 40 mijë  forca,të  mbështetura me artileri të shumtë .Gjatë  javës së fundit të Marsit,e cila ishte faza e parë  e bombardimeve,jo vetëm që mbi Kosovë  veçse binte shi e dëborë  pa pushim ,por edhe aviacioni nuk parashikonte goditje të  objekteve ushtarake sërbe në  Kosovë .Në  atë  fazë  ish parashikuar fitimi i supermacisë  në  ajër dhe goditja e gjithë objekteve sërbe në ish Jugosllavi, të  karakterit ekonomiko -strategjik,që  ndikonin në  ecurinë e luftës,ku përfshiheshin edhe uzinat ushtarake,qendrat e rafinimit e ruajtjes së  karburanteve,linjat hekurudhore,urat etj.Në  këto kushte,ushtria sërbe në  Kosovë ende nuk e ndiente goditjen,prandaj ajo vepronte me intensitet të  lartë .Kjo periudhë është  faza e shpërngulieve më  të  mëdha të popullsisë dhe kemi luftimet më të ashpra të forcave të UÇK-së .

    Gjithashtu,në  këtë  fazë ,qysh ditën e parë ,janë  vendosur lidhjet midis Shtabit tonë  të Përgjithshëm dhe NATO-s,i cili fillimisht ishte vetëm për shënjë tregimin e objektivave sërbe,por më vonë erdhi duke u forcuar.Faza e dytë  e goditjeve të  aviacionit,1 deri 30 Prill,kishte për objekte goditjeje një  gamë  më të gjërë objektivash sërbe,ku hynin armët dhe mjetet kundrajrore,objektet ushtarake në  Kosovë ,grumbullimet e forcave dhe të  teknikës etj.

         Në  këtë  fazë  ushtria sërbë  kaloi në  shpërndarien e forcave të veta,duke i nxjerrë nga kazermat dhe duke i fshehur nëpër shtëpitë  e fshatarëve,pyje dhe banesa qytetesh.P.sh.,brigadën e tankeve që  e kish përqëndruar në Prishtinë e pat fshehur në tunelin e kalimit të  mjeteve ,poshtë  banesave të  lagjes Dardania.


        Përsa i përket veprimit të  forcave të  UÇK-së , gjatë kësaj faze,ato ishin të  kombinuara:luftime mbrojtëse,por edhe sulmuese.Këto të fundit,me formacione deri në  kompani,pasi edhe forcat e armikut nuk i gjeje të përqëndruara.

        Aviacioni i Aleancës filloi të  veproi me intensitet mbi Kosovë  ,vetëm pas datës 10 prill,pasi atëhere u përmirësuan kushtet meteorologjike,pavarësishit se goditjet nga fluturimet mbi re ,me raketa të  programuara,bëheshin në  vijimësi,kundër objekteve të  mëdha tokesore.

           Strategjia e ushtrisë  sërbe,qysh në  fillim të  ofensivës së saj ishte:të përfundonte spastrimin etnik të  Kosovës dhe më  vonë  të  përçante unitetin e NATO-s,duke pranuar edhe bombardime,pasi  do të  fitonte më  shumë ,do të  përjetë sonte Kosovën,duke i afruar NATO-s konçesione të  reme.Ndërsa strategjia e NATO-s ishte:Të  dëmtohej aftësia ushtarake dhe ekonomike e Sërbisë ,për ta pa aftësuar atë  ta mbante Kosovën nën pushtim.Pra ,jo për përfitim territoresh,por për  paqen,lirinë  dhe sigurinë  e popullsisë  që  jeton me shekuj në  Kosovë .Domethë në  seNATO-ja u bind se populli shqiptar kish 18 vjet që  po masakrohej,gjë  që përbënte kërcënim për tërë  rajonin;ajo ishte njojtur me operacionin”Patkoi”,dhe qëllimet e tij;si dhe u vu para përgjegjësisë  morale,kur ndodhi Reçaku,sepse pat deklaruar se nuk do të   lejomë  një  Bosnjë  të  dytë ,ndërkohë  që  Reçaku ishte një  Srebenicë e dytë .

        Shpopullimi total i pjesës më  të  madhe të  Kosovës,për një afat kohor shumë të shkurtër,që bëri Millosheviçi,e befasoi jo vetëm NATO-n ,por të tërë  komunitetin ndërkombëtar,i cili shpresonte se pas javës së  parë  të  bombardimeve,Së rbia do të  dorzohej.Kjo ndodhi edhe për faktin se në  kë to dy javë  luftimet e forcave të  UÇK-së  ishin aq të  ashpra sa u konsumua një  sasi e madhe dhe e pa parashikuar municionesh.Si rrjedhojë ,repartet e UÇK-së  filluan ti pakësonin luftimet sulmueseme forca të  shumta.Gjithashtu , një  pjesë e madhe e popullsisë  u strehuan në  zonat që  kontrollonte UÇK-ja, gjë  që  formacionet tona u detyruan të  kryenin luftime mbrojtëse,në  mbrojtje të  kësaj popullsie, si në  Shalë  të  Bajgores,Qyqavicë , Berishë  , Nerodimë , Dushkajë  ,Gallap,Pagarushë , ku popullsia arrinte nga 25-150 mijë  në  secilin rajon. Këta refugjatë nuk ishin rezultat i luftimeve të  filluara nga Millosheviçi dhe as i bombardimeve ajrore te NATO-s, por luftimet e Millosheviçit u kryen pikërisht për të krijuar refugjatë .Konfliktin etnik, Sërbia e shndëroi në spastrim etnik.

      Në periudhën midis dy fazave të goditjeve ajrore,në  1 prill 1999,krijohet Qeveria e Përkohëshme e Kosovës, e cila lëshoi thirjen për mobilizim të  përgjithshëm. Kjo jo vetëm që  e fuqizoi luftën, por ngriti lartë  edhe moralin e luftëtarë ve të  UÇK-së  dhe të  popullit që  ndodhej në  Kosovë . Mirë po në  kë të  moment dramatike të  popullit shqipëtar, nuk pranoi të  kyçej në  këtë  qeveri,LDK-ja, edhe pse pati rënë  dakort dhe e kish nënshkruar marrveshien.Me sa kuptohet,këtu janë vënë interesat partiake dhe personale, mbi ato kombëtare.Këtë e shpreh fare hapur z.Bujar Bukoshi, i cili thotë :” Ngutja e udhëheqjes politike në emër të UÇK-së , për të krijuar qeveri, ka pasur qëllim që  të shkatërronte institucionet që  kish Kosova, në vend qe t’i adaptonim e t’i bënim ato githëpërfshirëse”.(Zëri,05.04.2000). Me një fjalë ai nuk pranonte ,se dëshironte të ngelej kryeministër i përjetshëm.

         Në  kë to kushte UÇK-së  iu desh që  të  kërkonte furnizime nga NATO, por ato u refuzuan.Pse?

         Arësyet janë  të shumta por ne po rendisim disa:

          1.Perëndimi i ruhej akuzës se mos akuzohej nga Serbia,Rusia,Kina dhe simpatizantë t e tyre , si aleat i UÇK-së .

          2.Perëndimi ka hezituar në  përkrahjen pa mëdyshje të UÇK-së , sepse i është  friguar qëllimit të saj,pavarësisë së Kosovës, si dhe  tutej nga propaganda Serbe e ndonjë  force politike shqipëtare ,të  cilat e paraqisnin UÇK-në  ideologjike dhe terroriste.

         3.Nga frika se mos fuqizohej së  tepërmi UÇK-ja dhe e realizonte pavarësinë  me forcat e veta, gjë që nuk ishte pranuar në Rambuje.

         4. Mos krijimi i qeverisë  gjithperfshirëse e frigoi NATO-n se mos lufta jonë merrte kahe të  luftës civile dhe do të  akuzohej ajo si përkrahë se e krahut më  të  fortë .

         5.Nuk parashikonte futjen në  luftim të  forcave tokësore.

         6.Nuk ka patur konsensus nga të gjitha vendet anëtare në NATO, për të  ndihmuar luftën e popullit tonë .Këtë  e shpreh shumë qartë  Xhimi Shia: ” Në një aleancë, prej 19 demokracive, gjithmonë  do të  ketë  opinione të  ndryshme… Më  duhet të  jem i sinqertë , para fillimit të  konfliktit jo të gjithë  aleatët pajtoheshin me aktivitetet e UÇK-së “.(Zëri,23.03.2000).Dhe më qartë akoma e jep ambasadori pranë  Ministrisë  së  jashtme Gjermane,z.Kristian Pauls, kur thotë :”Sepse ne kurrë nuk jemi bindur në besimet politike të  UÇK-së dhe kurrë nuk jemi pajtuar me filozofinë  politike të  UÇK-së “, ( Zëri, 03.04.2000), që  ishte pavaresia e Kosovës.

             Të  gjitha këto sollen trimërimin e Millosheviçit , i cili në  kohën e zhvillimit të  konferencës të Rambujesë pa se disa politikanë  bënë  deklarata të tilla , të  cilat mund të  interpretoheshin si mos dëshirë e NATO-s për  të vepruar.Atë e trimëroi edhe mos pregatitja e NATO-s për të  përdorur forcat tokësore.Po të ish ballafaquar ai me një  kërcënim të  tillë , qysh në  fillim të  luftës, Millosheviçi me siguri që do të  kishte reaguar ndryshe, lufta me siguri do të  ishte zhvilluar ndryshe dhe Kosova sot me siguri që  do të  ishte më  ndryshe.

           Ne fillim të  fazës së tretë , 1 maj, duke e parë  se ish bërë  gabim mos parashikimi i forcave tokësore, NATO futi në  përdorim avjonët e frontit” A- 10 ” , të  cilët janë  të  paracaktuar për luftë  kundër mjeteve të  blinduara dhe forcave të  tjera në tokë . Duke parë mos tërheqjen e Millosheviçit, më  18 maj,Presidenti  Klinton  deklaroi :” Ne apo aleanca jonë   nuk duhet të  përjashtojmë  asnjë  mundësi për përdorimin e forcave tokësore në Kosovë  ” , dhe u rrit numri i avjonë ve në  1200 copë . Kjo deklaratë  si dhe mbështetja e hapur për UÇK-në  , përsë ri nga z. Klinton më  23.05.1999:” Millosheviçi nuk e ka eleminuar UÇK-në . Madje rradhët e saj po shtohen dita ditës .Ajo ka filluar të  ndërrmarë  ofensivë  kundër forcave Serbe , të  cilat fshihen skutave për t’u shpëtuar goditjeve ajrore. Tani Millosheviçi po përballet me vendosmërinë  tonë  dhe me këmbënguljen e UÇK-së “, e detyruan Serbinë  që  t’i bëjë hesapet ndryshe .

  Gjithashtu, Serbia mashtroi vehten se shqipëtarët e shpërngulur nuk do të  ktheheshin më në Kosovë , me  qënë se  ishin të  shpërndarë  në  30 shtete dhe , si rrjedhojë ,  raporti i popullsisë  do të  ishte në  favor të  Serbëve dhe pakicave të  tjera. Kjo, si dhe izolimi total i tij nga skena ndërkombëtare dhe kërcënimet e NATO-s për pa aftësimin e plotë  të  sistemit energjitik , burimin bazë  të  ekonomisë  së  Serbisë , të  përziera me friken e futjes në  përdorim të  forcave tokësore nga ana e NATO-s, gjë që mund ta bënte Serbinë  si Gjermania në  fund të  Luftë s së  Dytë  Botë rore, e detyruan Serbinë  të  pranonte kapitullimin pa kushte , më  10 Qershor 1999 në  Kumanovë , pa prezencën e UÇK-së ,si palë  fituese .Këtu qëndron edhe një  nga manovrat  e shteteve pjesëtare në  NATO , por miq të Serbisë. Kjo edhe për ndonjë  gabim tonin.

     Në  këtë  luftë  barrën më  të  rëndë  e morrën mbi shpatulla SH B A, pasi zotëronin një  potencial më  të  madh për ta mbajtur atë barrë ; populli i Kosovës , e në  mënyrë të veçantë  UÇK-ja si dhe Shqipë ria.

          Është  lufta e dytë  e madhe  që  populli dhe kombi shqipëtar rradhitet me fitimtarët . Dhe çudia qëndron në atë  se ato forca që  e kundërshtuan Luftën Çlirimtare në  Luftën .e II Botërore, po ato forca dolën edhe kundër luftës Çlirimtare të  Kosovës , gjë  që të bind se ato dirizhohen nga qëllime të të huajve . 

         Lufta e jonë  Çlirimtare dy vjeçare ,1997-1999 , i shkaktoi Kosovës rreth 2000 dëshmorë  , 12000 viktima , 4000 të  zhdukur dhe 6000 të  burgosur ende ; 80 mijë  shtëpi të  djegura e të  shkatërruara dhe po thuaj tërë  blegtorinë të zhdukur, gjë që janë  tepër të  ndjeshme për të  ardhmen e Kosovës. Ndërsa, Serbia humbi 1/3 e mjeteve të  blinduara në  Kosovë ; paisjet e saj për të  prodhuar armatim , municione e automjete;të  gjitha kapacitetet e saj për të  rafinuar produktet e naftës , si dhe iu vranë e iu plagosën rreth 10mijë ushtarë e forca të  tjera , por mbi të  gjitha Serbia e Madhe u rrudhos, ajo e humbi Kosovën .

    “Askush nuk kërkon prej shqipëtarëve të  harrojnë  të  kaluarën . Por ne presim prej shqiptarëve të  preokupohen me të  kaluarën, pa nxjerrë  prej saj arsyetime për hakmarrje”, thotë  z. Riçard Hollbruk ( Zëri , 14 .04.2000). Ky ë shtë  mesazhi që  duhet të  nxjerrim  nga kjo luftë .

                                                                                                                             Prishtinë  më  31.05.2000.

Lexo edhe

Video