Lufta antiCOVID-19, Italia dërgon një ekip ushtarak-mjekësor në Kosovë

Lufta antiCOVID-19, Italia dërgon një ekip ushtarak-mjekësor në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar një telefonatë me homologun italian Luigi Di Maio, nga i cili ka marrë konfirmimin për ndihmën e Italisë në luftimin e pandemisë koronavirus.


Ministrja Haradinaj Stublla i ka shprehur mirënjohjen e saj homologut italian për kontributin e Italisë në shtet-ndërtimin e Kosovës, si partner strategjik, veçanërisht në aspektin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vend, përmes komandës së KFOR-it.

“Ministri Di Maio më konfirmoi që do të dërgojë një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia në ndihmë Kosovës në luftën anti-COVID-19, dhe për këtë akt fisnik, e falënderova përzemërsisht”, tha kryediplomatja e Kosovës.

Gjatë kësaj bisede është diskutuar edhe për liberalizimin e vizave, me ç’rast ministrja Haradinaj – Stublla kërkoi nga homologu i saj që Italia të vazhdojë të jetë zë përkrahës për të drejtën e Kosovës për lëvizjen pa viza, tani që me të drejtë qytetarët presin përmbylljen e këtij procesi.

Lexo edhe

Video

error: