Luajti i lënduar kundër Spanjës, Amrabat: Nuk mund ta braktisja shtetin tim

Luajti i lënduar kundër Spanjës, Amrabat: Nuk mund ta braktisja shtetin tim

Kombëtarja e Marokut po vazhdon me paraqitjet fantastike në këtë Kampionat Botëror “Katar 2022”, ku sot e eliminoi Spanjën përmes penalltive.

Pasi që koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan pa gola, u deshën penalltitë për ta përcaktuar fituesin në përballjen mes Marokut dhe Spanjës, ku në to më të suksesshëm u treguan marokenët, raporton KosovaPress.

Maroku e mposhti Spanjën me rezultat 3:0, ku futbollistët spanjoll si Busquets, Sarabia dhe Soler dështuan që të tre nga pika e bardhë.


Pas ndeshjes për mediat foli mesfushori maroken, Sofyan Amrabat, i cili tregoi se ishte në dyshim për tu paraqitur në përballjen kundër Spanjës, për shkak se ende nuk ishte rikuperuar nga një lëndim.

Amrabat ishe në dyshim për tu paraqitur ndaj Spanjës për shkak të një lëndimi, por pavarësisht kësaj ai tregoi se ka qëndruar deri pasmesnate me fizioterapeutët vetëm për të qenë i gatshëm sot.

“Jam tejet i emocionuar. Ishte në pikëpyetje nëse unë do mund të paraqitesha në këtë ndeshje. Mbrëmjen e kaluar qëndrova deri në ora 3 pasmesnate me fizioterapeutët. Po ashtu, para ndeshjes e injektova veten (për të qetësuar dhimbjen). Nuk mund t’i braktisja shokët dhe shtetin tim”, tha Amrabat.

Lexo edhe

Video