Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Loriana Kuka më afër medaljes së Mastersit në xhudo

Loriana Kuka më afër medaljes së Mastersit në xhudo

Xhudistja kosovare Loriana Kuka është duke iu afruar më shumë një medaljeje në Mastersin e xhudos, që është duke u zhvilluar në Doha të Katarit.


Kuka ka kaluar në çerekfinale të kategorisë -78 kg, pasi e mposhti në raundin e parë Myriam Sarah Mazouz të Gabonit, kurse në raundin e dytë kaloi me sukses kundër francezes Audrey Tcheumeo, e cila është nën kampione e lojërave Olimpike Rio 2016, përcjell KosovaPress.

Në çerekfinale do të ndeshet me Shori Hamada, përfaqësuese e Japonisë dhe njëkohësisht kampione e botës në vitin 2018, dhe nën kampione e botës në 2019.

Lexo edhe

Video

error: