Ish-portieri i Romës, Pau Lopez thuhet se është në prag të një rikthimi në Serie A te skuadra e Comos së sapo promovuar, në huazim me opsion blerje nga Olympique Marseille.
Lopez është 29 vjeç dhe ka veshur fanellën e Romës nga viti 2019 deri në vitin 2021, kur u transferua në Marseille fillimisht në formë huazimi, pastaj përgjithmonë për 12 milionë euro, raporton KosovaPress.
Como fitoi promovimin në Serie A duke përfunduar e dyta në tabelën e Serie B dhe shpreson të tërheqë emra të mëdhenj falë trajnerit Cesc Fabregas.
Pritet të jetë një lëvizje huazimi për portierin spanjoll me opsion blerjeje në fund të sezonit. Kostoja totale e transferimit duhet të jetë rreth 5-6 milion €.
Klubet e mëparshme të Pau Lopez përfshijnë Espanyol, Real Betis dhe Tottenham Hotspur.
Ndërkohë, Como priti Raphael Varane javën e kaluar për disa ditë dhe ai do të shqyrtojë edhe propozimin e tyre.