Londër: Autobusi përplaset në dyqan, 19 të lënduar

Të paktën 19 persona u lënduan pasi një autobus u përplas me një dyqan në pjesën lindore të Londrës.

I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i autobusit dhe zjarrfikësve u është dashur ta lirojnë nga ulësja me mjete speciale.

Një zëdhënës i ambulancës së Londrës tha se pesë persona janë transportuar në spital, dy të rritur dhe tre fëmijë, shkruan Sky News.

Autobusi është përplasur me godinën ku ndodhet nënstacioni elektrik rreth orës 8:20 të mëngjesit të sotëm në Selvin Avenue. Në vendin e aksidentit kanë mbërritur autoambulancat për t’iu ofruar ndihmën e parë të lënduarve sa më shpejt të jetë e mundur.

Shkolla Hyams Park njoftoi se disa nga nxënësit e saj ishin në autobus në momentin e aksidentit.


“Të gjithë nxënësit e lënduar morën ndihmë mjekësore. Ne kontaktuam prindërit e të gjithë nxënësve të lënduar. Ne jemi duke bashkëpunuar me shërbimet e urgjencës dhe punonjësit tanë janë në vendin e aksidentit. Ne do t’i informojmë prindërit për zhvillimet”, njoftoi shkolla në Twitter.

Pronari i një kafeneje lokale, i cili ndihmoi në shpëtimin e pasagjerëve, tha se në mesin e të lënduarve ishin disa nxënës, të cilët ishin të frikësuar dhe duke qarë.

“Disa fëmijë ishin në dysheme. Ne po përpiqeshim t’i nxirrnim fëmijët dhe ata ishin në panik. Unë i thashë shoferit të dilte, por ai më tha se nuk mundi sepse ishte ngecur. Kishte disa prindër në autobusi qante gjatë gjithë kohës”, tha Eric Garip (38).

Ai tha se u përpoq t’i qetësonte, por kjo ishte një tronditje e madhe për ta.

“Ne u ngjitëm lart dhe u thamë fëmijëve të dilnin, por njëri mbeti në shkallë dhe e nxorëm jashtë. Të gjithë ishin të frikësuar dhe qanin”, tha ai.

Hetimi është ende në vazhdim.

Lexo edhe

Video