Objekti që u përfshi nga zjarri ishte jofunksional

Objekti që u përfshi nga zjarri ishte jofunksional

Objekti në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë që ishte përfshirë nga zjarri këtë të hënë ishte jofunskional dhe nuk ka pasur njerëz përreth.

Në vendin e ngjarjes veç policisë dhe zjarrfikësve kanë dalë edhe zyrtarë komunal të cilët kanë deklaruar se nuk ka njerëz të lënduar, dëmet janë vetëm materiale.

Ajo thotë se organet kompetente do të bëjnë hetimet dhe do të vijnë në përfundim se cili ishte shkaktari i zjarrit.


“Këtu jemi sot siç njihet ‘Parku i Heroinave’ dhe kemi pas një rast ku ka pas djegie të një kompleksi lartë të disa lokaleve që janë, fatmirësisht në atë kompleks dhe ajo pjesë nuk ka qenë funksionale dhe nuk ka pas qytetarë, dhe fatmirësisht as pjesë poshtë e lokaleve nuk është prekur nga djegia. Kemi dëme materiale të pjesës larët kurse pjesë poshtë lokaleve nuk kanë djegie. Tash organet e rendit do t’i vazhdojnë procedurat e radhës hetimore dhe do të vijnë në përfundim se çka është shkaktari i djegie”, tha Braha.

Komandanti i zjarrfikësve në Komunën e Prishtinës Latif Zeka ka treguar për ndërhyrjen që bënë zjarrfikësit në momentin kur ata u informuan për zjarrin në këtë pjesë të kryeqytetit.

“Zjarrfikësit po sa e kanë marrë lajmin në 12:49 kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarri ka qenë jashtëzakonisht një hovë i madh  në zhvillim. Por për fat të mirë ata që momentin që kanë ardhur e kanë shti zjarrin nën kontroll dhe nuk ka dëme përveç demit lartë që ka ndodhur. Lokalet tjera janë lokalizuar dhe janë shpëtua. Për dëmet materiale nuk e di, janë ekspertët edhe të Policisë edhe të brigadës se zjarrfikësve që është inspektori i parandalimit të zjarreve ku do ta vlerësojmë sa dëme dhe prej çka ka ndodh zjarri, ka thënë ai.

Lexo edhe

Video

error: