Mbrojtësi i Fiorentinës, Lucas Martinez Quarta ka treguar gërvishtjet në qafën e tij duke u ankuar se Romelu Lukaku ia shkaktoi ato me rastin e shënimit të golit të fitores në Kupën e Italisë.
Incidenti ndodhi në minutën e 118-të në “Stadio Franchi”, pak para se Lukaku të fluturone për një goditje me kokë në krosimin e Nicolò Barellas.
Trajneri i Fiorentinës, Cesare Prandelli dhe disa lojtarë i kërkuan gjyqtarit të shikonte përsëri momentin në VAR, por ai nuk pranoi, përcjell KosovaPress.
Pas ndeshjes, Martinez Quarta tregoi disa gërvishtje në qafën e tij përmes faqes “Firenzeviola.it’, për të cilat pretendohet se ishin shkaktuar nga ndërveprimi Lukakut.

1 Koment
Komentet janë të mbyllura.