Lojtarët e Cityt dhe West Ham shfrytëzojnë lëndimin e Fabianskit për tu këndellur nga vapa

Lojtarët e Cityt dhe West Ham shfrytëzojnë lëndimin e Fabianskit për tu këndellur nga vapa

Momentalisht është duke u zhvilluar pjesa e parë e ndeshjes mes West Hamit dhe Manchester Cityt, ku asnjëra skuadër nuk ka arritur ta gjejë golin deri tani.

City është duke bërë presion vazhdimisht për ta gjetur rrjetën e kundërshtarit, por West Ham po tregohet skuadër e vëmendshme duke mos lejuar lojtarët e Pep Guardiolas të rrezikojnë portën.


Gjatë një aksioni të Cityt, Haaland u përplas me portierin kundërshtarë, Fabianskin, të cilin edhe e la të lënduar.

Përgjatë kohës sa ishte stafi mjekësorë në fushë, lojtarët e të dy skuadrave e shfrytëzuan rastin të vrapojnë drejt bankave rezervë, por jo për konsultime me trajnerët.

Vapa e madhe që e ka kapluar Anglinë kohëve të fundit, bëri që lojtarët të kërkojnë pije të ndryshme vetëm për tu freskuar.

Lexo edhe

Video