Lojtarët e Anglisë do të ulen në gjunjë para nisjes së ndeshjes me Iranin

Lojtarët e Anglisë do të ulen në gjunjë para nisjes së ndeshjes me Iranin

Trajneri i Anglisë Gareth Southgate ka thënë se lojtarët e Anglisë do të gjunjëzohen para ndeshjes së Kupës së Botës të së hënës kundër Iranit.

“Tre Luanët” e kanë praktikuar këtë gjest kundër racizmit para ndeshjeve të tyre që nga vdekja e George Floyd në vitin 2020.

Ata kanë vendosur të vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe gjatë turneut në Katar pas bisedimeve të fundit, përcjellë KosovaPress.


“Kjo është ajo që ne qëndrojmë si ekip dhe kemi bërë për një periudhë të gjatë kohore”, tha Southgate.

“Ne mendojmë se kjo është më e mira dhe mendojmë se është një mesazh i fortë që do të shkojë nëpër botë për të rinjtë, në veçanti, për të parë se gjithëpërfshirja është shumë e rëndësishme.”, theksoi ai.

Lojtarët e Premierligës gjithashtu janë gjunjëzuar para ndeshjeve pas kthimit të futbollit nga mbyllja e Covid-19 në verën e vitit 2020.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.