Lojërat Olimpike do të zhvillohen pavarësisht koronavirusit

Lojërat Olimpike do të zhvillohen pavarësisht koronavirusit

Komiteti i organizimit të Lojërave Olimpike “Tokio 2020” siguroi sot se përhapja e koronavirusit në Japoni dhe më përgjithësisht në botë, nuk ka qenë kurrë shkak për anulimin e dy javëve olimpike të planifikuara më 24 korrik – 9 gusht.

“Nuk është diskutuar kurrë anulimi i lojërave. Përgatitja për lojërat vazhdon sipas parashikimit”, deklaroi Komiteti i LO.

Në Japoni janë raportuar 156 raste infektimi me koronavirus, ndër të cilët një i vdekur.


Në këtë kontekst, federata japoneze e futbollit, J-League, njoftoi sot vendimin e saj për të shtyrë të gjitha ndeshjet e ligës të planifikuara në vend, të paktën deri më 15 mars, për shkak të frikës nga përhapja e koronavirusit.

Por ministri i Shëndetësisë hodhi poshtë shqetësimet në lidhje me L0-2020.

“Ato do të zhvillohen në korrik, ndaj nuk po diskutojmë më për këtë situatë, ne tani po diskutojmë për qëndrimin e qeverisë”, u tha ai gazetarëve./ATSH/

Lexo edhe

Video

error: