Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022, MKRS subvencionon sportistët kosovarë

Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022, MKRS subvencionon sportistët kosovarë

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka ndarë në formë ndihme afërsisht 56 mijë euro për pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022.

MKRS ka për qëllim përgatitjen dhe mundësimin e pjesëmarrjes së sportistëve të Kosovës në këto Lojëra Olimpike Dimërore Pekin 2022, ku do të përkrahet Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) me një vlerë financiare prej 56,815 euro, përcjell KosovaPress.


Për këtë gjë sot u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës Rinisë e Sportit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.

Po ashtu, kjo marrëveshje do të shërbejë për përpilimin e Planit Strategjik të Komitetit Olimpik të Kosovës 2021-24.

Lexo edhe

Video

error: