Lojë spektakolare, Argjentina në gjysmëfinale

Lojë spektakolare, Argjentina në gjysmëfinale

Argjentina ka arritur ta mposht Holandën me penaltitë e ekzekutuara pas 120 minutave lojë, duke arritur kështu në gjysmëfinale të Botërorit “Qatar 2022”.

Fillimisht në minutën e tridhjetë e pestë Messi i dha një top Molinas, i cili pastaj shënoi. Kurse, Messi shënoi nga penaltia në minutën e 73.

Megjithatë, Holanda ka ngushtuar epërsinë ndaj Argjentinës në rezultat 2-1 në minutën e 83 të ndeshjes.

Holandezët kanë barazuar rezultatin në mundësinë e fundit që kishin para përfundimit të lojës.


Ishte minuta e 101, ose sekondat e fundit të ndeshjes, shënoi Wout Weghorst.

Rezultati përkundër disa tentimeve nga të dy ekipet nuk ndryshoi në vazhdimin e parë e as në të dytin.

Ndërkohë, loja vazhdoi me ekzekutimin e penaltive, ku edhe triumfoi Argjentina.

Përndryshe, gjatë gjithë lojës referi ka dhënë 15 kartonë të verdhë.

Lexo edhe

Video