Llapi rrëmben talentin e Dritës

Llapi rrëmben talentin e Dritës

Skuadra e Llapit ka përforcuar radhët e veta me Shaban Shabanin, i cili luan si sulmues krahu dhe vjen nga skuadra e Dritës.

Njoftimi për këtë blerje është lëshuar të mërkurën nga skuadra e cila ka për trajner Tahir Batatinën dhe është bërë e ditur se ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, përcjellë KosovaPres..


Shabani mund ta ndihmojë skuadrën e juniorëve të Llapit por edhe ekipin e parë dhe pikërisht për këtë Batatina e kishte kërkuar me ngul Shabanin.

Ndryshe, Shabani njihe si sulmues që mund te luajë në të dy krahët e sulmit ndërsa ka qenë edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U19.

Në këtë edicion garues të Superligës së Kosovës, Llapi është pjesë e skuadrave që po luftojnë për titull dhe pas 17 ndeshjeve renditet në vendin e katër me 26 pikë.

Lexo edhe

Video