Llapi realizon edhe golin e tretë, Prishtina mbetet me 9 lojtarë

Llapi realizon edhe golin e tretë, Prishtina mbetet me 9 lojtarë

Skuadra e Llapit ka shënuar edhe golin e tretë kundër Prishtinës në Superkupën e Kosovës në futboll.

Në minutën 106 gjyqtari i ndeshjes tregoi në pikën e bardhë pas ndërhyrjes së Halimit kundër një lojtari të Llapit brenda zonës së rreptësisë, për shkak të të cilës ky i fundit u ndëshkua me kartonin e dytë që automatikisht e largoi nga loja.


Ndërsa nga penalltia Alidemaj u tregua i pagabueshëm duke shënuar golin e tij të dytë në ndeshje dhe të tretin për Llapin. Vlen të theksohet se janë dashur të priten shtatë minuta për ekzekutimin e penalltisë për shkak të protestave nga banka rezervë e Prishtinës.

Ndryshe, Prishtina tash mbetet me nëntë lojtarë në fushë.

Lexo edhe

Video