Llapi përforcohet me portier të ri

Llapi përforcohet me portier të ri

Llapi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me portierin Amrush Bujupi.

Zyrtarizimi i Bujupit është konfirmuar nga faqja zyrtare e fituesit të Kupës së Kosovës ku thuhet:


“Kemi arritur marrëveshje 2 vjeçare me portierin shtatlartë, Amrush Bujupi, i cili në ekipin tonë vjen pas një eksperience tek KF Drenasi. Bujupi ishte pjesë e Drenasit për 5 vite radhazi, ku edhe barti shiritin e kapitenit të skuadrës”, thuhet në këtë njoftim, përcjellë KosovaPress.

Portieri i gjatë 1.89 m është bashkuar menjëherë me ekipin në fazën përgatitore për ndeshjet ndërkombëtare dhe do jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2024.

Lexo edhe

Video