Llapi kampion për herë të parë në histori të Kupës së Kosovës

Llapi kampion për herë të parë në histori të Kupës së Kosovës

Pas 120’ minutave lojë, dhe një fund dramatik në penallti, tanimë është mësuar kampioni i këtij sezoni i Kupës së Kosovës.

Skuadra e trajnerit Tahir Batatina Llapi, është kampioni i Kupës së Kosovës për sezonin 2020/21, pasi që në finale e ka mposhtur Dukagjinin, pas akordimit të penalltive, përcjell KosovaPress.

Pas 90’ minutave lojë në stadiumin “Fadil Vokrri” rezultati ishte i barabartë 0:0 mes dy skuadrave, ku u nevojit edhe koha shtesë prej 30’ minutave, që skuadra e Llapit dhe ajo e Dukagjinit të shënonin nga një gol.


Fillimisht ishte skuadra e Dukagjinit që e zhbllokoi rezultatin përmes mbrojtësit Altin Merlaku, i cili shënoi në minutën e 113’ për 1:0, kurse pak çaste para përfundimit të kohës së rregullt, Elvis Prençi ishte heroi i Llapit i cili barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 121’.

Në fazën e penalltive, Llapi siguroi finalen e madhe me rezultat 4:3, ku portieri i këtyre të fundit, Curic arriti të bëj dy pritje të goditjeve të lojtarëve të Dukagjinit, kështu duke e shpallur Llapin kampion.

Me sigurimin e Kupës së Kosovës, Llapi po ashtu siguroi biletën drejt garave evropiane për sezonin e ardhshëm 2021/21.

Lexo edhe

Video

error: