Llapi i fortë për Gjilanin, Dukagjini mposht Fushë Kosovën

Llapi i fortë për Gjilanin, Dukagjini mposht Fushë Kosovën

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 Gjilanin, raporton KosovaPress.

Golat për skuadrën e Tahir Batatinës i shënuan Muhamet Hyseni (minuta e 18’) dhe Gentrit Jashari (minuta e 34’), kurse golin e nderit për Gjilanin e shënoi Qëndrim Ismajli në minutën e 90+3’ të ndeshjes.

Ndërkaq, krahas këtij takimi u zhvillua edhe përballja mes Dukagjinit dhe Fushë Kosovës.


Pas 90’ minutave të zhvilluara në stadiumin “18 Qershori” të Klinës, Dukagjini e ka mposhtur 1:0 Fushë Kosovën.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Theophilus Solomon, i cili i siguroi fitoren Dukagjinit duke shënuar në minutën e 76’ të ndeshjes.

Rezultatet finale:

Llapi 2:1 Gjilani

Dukagjini 1:0 Fushë Kosova

Lexo edhe

Video