Llapi del triumfues në derbin me Gjilanin

Llapi del triumfues në derbin me Gjilanin

Ka përfunduar derbi tejet interesant mes skuadrës së Gjilanit dhe asaj të Llapit, ku kjo e fundit ka arkëtuar pikët e plota nga kjo ndeshjes.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin ndihmës në Gjilan, skuadra e Llapit ka regjistruar fitore me rezultat minimal 1:0 si mysafire e Gjilanit, përcjell KosovaPress.


Golin e vetëm të ndeshjes, dhe të tre pikëve për skuadrën e Tahir Batatinës e shënoi Kushtrim Shabani, i cili vulos rezultatin final 1:0 në minutën e 81’.

Me pikët e reja, Llapi ngjitet në pozitën e gjashtë në tabelë në kuotën e tetë pikëve, krahas Gjilanit që zë vendin e dytë me 14 pikë.

Rezultati final, 1:0 në favor të Llapit.

Lexo edhe

Video