Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një konferencë për media ka dhënë detaje rreth “konfliktit” të tij me kryetarin e Komunës se Kamenicës, Kadri Rrahimaj ne mbledhjen sotme të Asociacionit të Komunave të Kosovës. Lladrovci deklaroi se “tollovitë” e tilla nga metodat e VV-së janë ‘shkak i heqjes së vëmendjes nga publikimi i përgjimeve të shefes së grupit parlamentar, Mimoza Kusari-Lila dhe Millan Radoiçiq.
Lladrovci, ka thënë se pas publikimit të përgjimeve, Lëvizjes Vetëvendosje siç tha ai ‘i ka humbur rruga në oborr’.
I pyetur se a ka shtyrë në forme fizike kryetarin e Komunës së Kamenices, Kadri Rrahimajn, Lladrovci nuk e pranoi një gjë të tillë.
Sipas tij, ai ka kërkuar që të largohen dhe të mbahet kuvendi.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka publikuar një video, ku vërehet tension mes kryetarëve në mbledhjen e Asociacionit të Komunave të Kosovës. Sipas tij, në këtë mbledhje u tentua të kontrabandohen procese të rëndësishme./A.Shala