Lladrovci flet në telefon me Thaçin e Selimin: Ndër bisedat e mia më emocionale në jetë

Lladrovci flet në telefon me Thaçin e Selimin: Ndër bisedat e mia më emocionale në jetë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrvoci, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me shokët e tij të luftës që gjenden në Hagë, Hashim Thaçin, dhe Rexhep Selimin.

Përmes një statusi në Facebook, Lladrovci ka thënë se këto ishin ndër bisedat e tij më emocionuese në jetë, ndërsa shtoi se ish-presidenti, Hashim Thaçi dhe UÇK-ja është pjesë e pandashme e historisë tonë, krenarisë dhe dinjitetit nacional.

Ky është statusi i tij i plotë:

Ndër bisedat e mia më emocionale në jetë, ishte biseda e sotme telefonike me miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhepin.


Bisedat ishin plot ndjeshmëri, sepse, për herë të parë prej se ndodhen në Hagë, pata rastin të flas e dëgjoj zërin e tyre.

Ish presidenti, Hashim Thaçi dhe UÇK-ja është pjesë e pandashme e historisë tonë, krenarisë dhe dinjitetit nacional.

I falënderova për thirrjen miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhën dhe ju thash se ju i mungoni jo vetëm familjeve, shokëve e miqve, por edhe Republikës së Kosovës, shtetit e shtetësisë tonë.

Faleminderit, ish President, miku im Hashim, faleminderit Rexhë!

Lexo edhe

Video

error: