LK/ Milani duke pësuar nga Porto, Reali po luan baraz me Shakhtarin pas pjesës së parë

LK/ Milani duke pësuar nga Porto, Reali po luan baraz me Shakhtarin pas pjesës së parë

Ka përfunduar pjesa e parë e dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve që kanë startuar nga ora 18:45 dhe ku ballafaqohen Milani me Porton dhe Real Madridi me Shakhtar Donetskun.


“Rossonerët” janë duke pësuar disfatë nga skuadra portugeze 1-0 me golin e Diaz të realizuar pas gjashtë minutave lojë në “San Siro”, përcjellë KosovaPress.

Nga ana tjetër, Real Madridi ka shkuar në pushim me barazim 1-1 me Shakhtar Donetskun. Benzema i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 14’, por Fernando u kundërpërgjigj me golin e tij në minutën e 39’ të pjesës së parë.

Lexo edhe

Video