Liverpooli vetëm për fitore kundër Villarrealit, ja formacionet e mundshme

Liverpooli vetëm për fitore kundër Villarrealit, ja formacionet e mundshme

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes gjigantit anglez Liverpool dhe skuadrës së Villarrealit, e vlefshme kjo për takimin e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Në rrugëtimin e tyre deri në gjysmëfinale, në eliminatore Liverpooli e mposhti Interin me rezultat të ngushtë 2:1 kurse në çerekfinale triumfoi 6:4 kundër Benficas, ndërsa Villarreali në eliminatore e mposhti Juventusin 4:1, kurse në çerekfinale e eliminoi Bayern Munichun me rezultat 2:1.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në maj të vitit 2016, ku asokohe Liverpooli e mposhti Villarrealin 2:0 në kuadër të Ligës së Evropës.


Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa e vetme te Liverpooli do të jetë ylli brazilian Roberto Firmino, kurse te Villarreali nuk do të paraqiten Moreno dhe Pino.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Mane, Diaz

Villarreal (4-3-1-2): Rulli; Foyth, Albiol, Torres, Estupinan; Parejo, Coquelin, Capoue; Lo Celso; Chukwueze, Danjuma

Lexo edhe

Video