Liverpooli vetëm për fitore kundër Southamptonit, ja formacionet zyrtare

Liverpooli vetëm për fitore kundër Southamptonit, ja formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante mes skuadrës së Southamptonit dhe gjigantit anglez Liverpool, e vlefshme kjo për xhiron e 37 të Premier Ligës.

Liverpooli do të synojë me çdo kusht fitoren sot si mysafirë në stadiumin “St. Mary”, në mënyrë që të vazhdojë ende ëndrrën drejt titullit të ligës, përcjell KosovaPress.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp e mposhtën në finale të FA Cup skuadrën e Chelseat me rezultat 6:5 në penallti, kurse Southamptoni pësoi humbje me rezultat 3:0 nga Brentfordi.

Momentalisht, Liverpooli zë vendin e dytë me 86 pikë, krahas Southamptonit që renditet në pozitën e 15 me vetëm 40 pikë të arkëtuara.


Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Southamptonin nuk do të paraqiten Livramento, Armstrong dhe Forster, kurse te Liverpooli mungojnë Salah, Van Dijk dhe Fabinho.

Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Southampton (4-4-2): McCarthy; Walker-Peters, Stephens, Lyanco, Salisu; Diallo, Ward-Prowse, Redmond, Elyounoussi; Tella, Broja

Liverpool (4-3-3): Alisson; Gomez, Matip, Konate, Tsimikas; Milner, Jones, Elliot; Minamino, Jota, Firmino

Lexo edhe

Video