Liverpooli vetëm për fitore kundër Rangers, ja formacionet zyrtare

Liverpooli vetëm për fitore kundër Rangers, ja formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet njëra nga ndeshjet më interesante të programit të sotëm të Ligës së Kampionëve, ku gjiganti anglez, Liverpool e pret në shtëpi skuadrën e Rangers.

Stadiumi “Anfield Road” do të jetë nikoqir i kësaj përballjeje, ku Liverpooli do të synojë me çdo kusht fitoren, përcjell KosovaPress.

Në ndeshjen e fundit në këtë garë, Liverpooli e mposhti Ajaxin me rezultat të ngushtë 2:1, kurse Rangers pësoi humbje me shifrat 3:0 ndaj Napolit.

Momentalisht, pas dy ndeshjeve të zhvilluara Liverpooli zë vendin e dytë në Grupin A me tre pikë, krahas Rangers që renditen në vendin e fundit me asnjë pikë.


Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin tetor të vitit 2011, ku asokohe skuadra skoceze mposhti Liverpoolin me rezultat 1:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Jones, Keita, Oxlade-Chamberlain dhe Robertson, kurse te Rangers mungojnë Hagi, Helander, Lawrence, Oforborh, Sands dhe Souttar.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Liverpool (4-2-3-1): Alisson; Tsimikas, Van Dijk, Matip, Alexander-Arnold; Thiago, Henderson; Diaz, Diogo Jota, Salah; Nunez

Rangers (5-4-1): McGregor; Tavernier, Goldson, Davies, King, Barisic; Tillman, Lundstram, Davis, Kent; Morelos  

Lexo edhe

Video