Liverpooli vazhdon ëndrrën për titull të Premier Ligës, mposht Aston Villan

Liverpooli vazhdon ëndrrën për titull të Premier Ligës, mposht Aston Villan

Ka përfunduar gjithçka në stadiumin “Villa Park”, ky gjiganti anglez Liverpool ka arritur të arkëtojë tre pikët e plota.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Liverpooli e ka mposhtur si mysafirë Aston Villan me rezultat të ngushtë 2:1, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte mesfushori Douglas Luiz ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari në këtë ndeshje, ku kalon Aston Villan në epërsi prej 1:0 qysh në minutën e 3’ të ndeshjes.

Ndërkaq, golin e barazimit për Liverpoolin e shënoi mbrojtësi Joel Matip, i cili shënon në minutën e 6’ për rezultatin final të pjesës së parë, 1:1.


Pjesën e dytë e nisi më mirë skuadra e Jurgen Klopp, ku edhe e gjeti golin e fitores përmes yllit senegalez Sadio Mane, i cili shënon në minutën e 65’ për rezultatin final 2:1.

Me pikët e reja, Liverpooli zë vendin e dytë në tabelë në kuotën e 86 pikëve, aq sa ka edhe Manchester City në vendin e parë por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Aston Villa tani renditet në vendin e 11, ku pas 35 ndeshjeve ka arritur të arkëtojë vetëm 43 pikë.

Rezultati final i ndeshjes është 2:1 në favor të Liverpoolit.

Lexo edhe

Video