Liverpooli synon të arrijë marrëveshje në janar për Bellingham

Liverpooli synon të arrijë marrëveshje në janar për Bellingham

Siç raportohet nga “Bild”, gjiganti anglez, Liverpool po synon të bëjë një tjetër transferim multi-milionësh në merkaton e ardhshme verore.

Bëhet fjalë për yllin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham, të cilin klubi gjerman thuhet se e vlerëson afro 150 milionë euro, përcjell KosovaPress.


Por, thuhet se Liverpooli po synon që të kompletojë një marrëveshje shkëmbimi në muajin janar, e cila do të përfshijë mesfushorin Naby Keita dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Mediat gjermane raportojnë se Borussia Dortmundi do të ishte e lumtur që ta pranojë një marrëveshje në të cilën përfshihet Keita plus para shtesë pasi që dëshiron ta transferojë mesfushorin e Liverpoolit si lojtar të lirë verën e ardhshme.

Lexo edhe

Video