Liverpooli shkel Porton në “Dragao”

Liverpooli shkel Porton në “Dragao”

Gjigandi anglez Liverpool ka shënuar fitore të thellë 5:1 si mysafirë kundër skuadrës portugeze Porto, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të Ligës së Kampionëve.

Rezultatin i pari e zhbllokoi skuadra e Liverpoolit, përmes golit të sulmuesit egjiptian Mohamed Salah, i cili shënon për 1:0 në minutën e 18’, përcjell KosovaPress.

Në fund të pjesës së parë, Liverpooli dyfishon rezultatin në stadiumin “Dragao”, ku senegalezi Sadio Mane shënon në minutën e 45’ për 2:0.

Pjesa e dytë i takoi skuadrës së Jurgen Klopp, ku egjiptiani Salah shënon golin e tij të dytë personal në ndeshje dhe të tretin për Liverpoolin në minutën e 60’ të ndeshjes.


Skuadra e Portos arriti që të shënoj golin e nderit në minutën e 75’, përmes sulmuesit Mehdi Taremi i cili shënon për 3:1.

Kundërpërgjigja e “Të Kuqve” ishte e shpejtë, pasi që sulmuesi brazilian Roberto Firmino shënon dy minuta më vonë për ta thelluar rezultatin në 4:1.

Golin e fundit të ndeshjes, të dytin personal, dhe të pestin për Liverpoolin shënoi përsëri Firmino në minutën e 81’.

Me tre pikët e reja, Liverpooli zë vendin e parë në Grupin B me gjashtë pikë, kurse skuadra e Portos pozicionohet në vendin e tretë me vetëm një pikë.

Rezultati final i ndeshjes është 5:1 në favor të Liverpoolit.

Lexo edhe

Video