Liverpooli shënon fitore ndaj Southampton, i afrohet Chelseat në tabelë

Liverpooli shënon fitore ndaj Southampton, i afrohet Chelseat në tabelë

Gjigandi anglez Liverpool ka shënuar sot fitore me rezultat të thellë 4:0 kundër skuadrës së Southampton, e vlefshme kjo për xhiron e 13 të Premier Ligës angleze.

Fillimisht, ishte sulmuesi Diogo Jota ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, duke shënuar në minutën e 2’ për 1:0, përcjell KosovaPress.

Epërsinë në 2:0 e thelloi Jota, i cili shënon golin e dytë personal dhe të Liverpoolit në minutën e 32’ të ndeshjes. Pesë minuta më vonë, mesfushori Thiago Alcantara thellon epërsinë në 3:0 me një gol të bukur në minutën e 37’.


Golin e fundit të ndeshjes dhe të katërtin për Liverpoolin e shënoi mbrojtësi Virgil Van Dijk në pjesën e dytë, respektivisht në minutën e 52’.

Me tre pikët e reja, Liverpooli ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me gjithsej 28 pikë, një më pak se Chelsea që zë vendin e parë në tabelë.

Në anën tjetër, Southampton pozicionohet në vendin e 14 në tabelë me gjithsej 14 pikë të arkëtuara.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes është 4:0 në favor të Liverpoolit.

Lexo edhe

Video