Liverpooli planifikon rikthimin e befasishëm të Luis Suarezit

Liverpooli planifikon rikthimin e befasishëm të Luis Suarezit

Luis Suarez mund të bëjë një rikthim spektakolar në “Anfield Road”.

“The Reds” thuhet se janë në kërkim të një golashënuesi veteran, me ish-yllin e tyre që është i aftë për ta plotësuar atë rol, përcjellë KosovaPress.


Liverpooli është vendosur të bëjë një ofertë drejt Atletico Madridit për sulmuesin Luis Suarez, sipas “Fichajes”.

Më herët në karrierën e tij Suarez shënoi 69 gola në Premier Ligë në vetëm katër sezone në “Anfield”. Nëse Mohamed Salah do të largohej nga të Kuqtë, ai do të bënte një zëvendësim me emër të madh.

34-vjeçari ka mbetur efektiv sa i përket shënimit të golave edhe në këtë sezon, duke shënuar 19 herë në La Liga.

Lexo edhe

Video

error: