Liverpooli ofroi 100 milionë euro për yllin e Realit

Liverpooli ofroi 100 milionë euro për yllin e Realit

Siç bëhet e ditur nga “DiarioAS”, gjiganti anglez Liverpool kishte bërë një ofertë prej 100 milionë eurosh për yllin e Real Madridit, Federico Valverde.

Liverpooli vazhdimisht gjatë kësaj vere ishte në kërkim të një mesfushori për të mbuluar krizën e lëndimeve që ka kapluar klubin në atë repart, dhe përfundoi duke e transferuar Arthur Melon nga Juventusi në formë huazimi, përcjell KosovaPress.


Thuhet se krerët e “Të Kuqve” ofruan plot 100 milionë euro për yllin uruguaian në dy ditët e fundit të merkatos verore, por që kjo ofertë u refuzua menjëherë nga Reali.

Liverpooli dëshiron që gjatë verës së ardhshme të përforcoj repartin e mesfushës, ku emri më i përfolur është ylli anglez, Jude Bellingham, por mbetet të shihet nëse do të ketë lëvizje për Valverden.

Në karrierën e tij te Real Madridi, Federico Valverde ka regjistruar tetë gola dhe 10 asistime në 155 ndeshje me gjigantin e La Ligas.  

Lexo edhe

Video