Kanë përfunduar gjashtë nga tetë ndeshjet e programit të sotëm të Premier Ligës angleze, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Anfield Road”, Liverpooli e ka mposhtur 3:1 Southamptonin, raporton KosovaPress.
Golat për Liverpoolin i shënuan Firmino (minuta e 6’) dhe Darwin Nunez (minuta e 21’ dhe minuta e 42’), kurse golin e nderit për mysafirët e shënoi Che Adams në minutën e 9’ të ndeshjes.
Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe Tottenhami, i cili me përmbysje të rezultatit e mposhti Leeds United me shifrat 4:3.
Në anën tjetër, skuadra e Bournemouthit e befasoi Evertonin, ku e mposhti si vendase me rezultat solid 3:0.
Më poshtë mund të gjeni rezultatet e ndeshjeve që kanë përfunduar në Premier Ligën angleze.
Manchester City 1:2 Brentford
Bournemouth 3:0 Everton
Liverpool 3:1 Southampton
Nottingham 1:0 Crystal Palace
Tottenham 4:3 Leeds
West Ham 0:2 Leicester City