Liverpooli lider i Premier Ligës, mposht Newcastle

Liverpooli lider i Premier Ligës, mposht Newcastle

Gjiganti anglez Liverpool ka vazhduar serinë e mirë të rezultateve, ku e ka mposhtur sot si mysafirë skuadrën e Newcastle United.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “St. James Park”, Liverpooli e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Newcastle, përcjell KosovaPress.

Heroi i “Të Kuqve” në këtë ndeshje ishte mesfushori Naby Keita, i cili shënon golin e tre pikëve për Liverpoolin në minutën e 19’ të ndeshjes.


Me pikët e reja, Liverpooli ngjitet në vendin e parë në tabelë në kuotën e 82 pikëve, dy sosh më shumë se Manchester City në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkaq, kundërshtari i sotëm Newcastle tani zë vendin e nëntë në tabelë me gjithsej 43 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Liverpoolit.

Lexo edhe

Video