Liverpooli e City vazhdojnë sot luftën për titull në Premier Ligë

Liverpooli e City vazhdojnë sot luftën për titull në Premier Ligë

Premier Liga angleze rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante, ku kampioni aktual Manchester City dhe gjiganti anglez Liverpool do të vazhdojnë sot luftën për titull.

“Të Kuqtë” e Jurgen Klopp do ta hapin programin e sotëm në Premier Ligë, ku me fillim nga ora 13:30 zhvillojnë ndeshje si mysafirë në “St. James Park” kundër Newcastle, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, krahas takimit mes Newcastle e Liverpool do të kemi edhe disa ndeshje të tjera interesante, ku Southamptoni pret në shtëpi Crystal Palacen.

Kampioni anglez Manchester City do ta përmbyllë programin e sotëm të ndeshjeve, ku me fillim nga ora 18:30 është mysafirë i skuadrës së Leeds United.

Momentalisht, tabelën e kryeson City me 80 pikë, i ndjekur nga Liverpooli me 79 sosh, kurse Top 4 e mbyllin dy skuadrat londineze, Chelsea me 66 pikë dhe Arsenal me 60.

Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Evertoni me 29 pikë, Watford me 22 sosh dhe skuadra e Norwich me 21 pikë të arkëtuara.


Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Premier Ligë e gjeni më poshtë.

13:30 Newcastle United – Liverpool

16:00 Aston Villa – Norwich

16:00 Southampton – Crystal Palace

16:00 Watford – Burnley

16:00 Wolverhampton – Brighton

18:30 Leeds United – Manchester City

Lexo edhe

Video