Liverpooli duke e shkatërruar Porton

Liverpooli duke e shkatërruar Porton

Gjigandi anglez ka shënuar golin e pestë në ndeshje kundër skuadrës portugeze.

Liverpooli e ka thelluar rezultatin në 5:1 kundër skuadrës së Portos, ku të dy golat i ka shënuar sulmuesi brazilian Roberto Firmino, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, skuadra e Portos shënoi golin e parë në ndeshje, ku Mehdi Taremi shënoi në minutën e 75’. Kundërpërgjigja e Liverpoolit ishte e shpejtë, ku dy minuta më vonë, Firmino shënon për 4:1.

Liverpooli nuk u ndal me kaq, ku përsëri Firmino shënon golin e dytë në ndeshje, dhe të pestin për Liverpoolin në minutën e 83’ të ndeshjes.

Rezultati momental është 5:1 në favor të Liverpoolit.


Goli i Portos, 3:1

Goli i Liverpool, 4:1

Goli i Liverpool, 5:1

Lexo edhe

Video