Liverpool rrëmben kreun nga City pas fitores së sigurt ndaj Chelsea
Sport
Lexohet për: 1 min.
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Skuadra Liverpool ka siguruar tri pikë të reja në sfidën e radhës të Premier Ligës, ku në përballje kishte Chelsean e papërshtatshëm, në një ndeshje ku fati u vendos  nga ylli egjiptian Mohamed Salah me një gol dhe asistim për epilogun 2:1, për të arritur kështu kreun e tabelës pas tetë xhirosh me 21 pikë, një më shumë se City.

Chelsea ndërkaq pësoi humbjen e dytë në edicionin e ri të garave në kampionatin anglez të futbollit dhe tashmë renditet në pozitën e gjashtë me 14 pikë të fituara.

Futbollistët e skuadrës vendëse erdhën në avantazh me golin e Salah në minutën 29 nga penalltia, ndërsa mysafirët barazuan tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë përmes Nicolas Jackson. Gëzimi i skuadrës londineze nuk zgjati më shumë se tre minuta kur në skenë doli Curtis Jones për 2:1 pas asistimit të Salah.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024